Në mozaikun e personaliteteve që pashmangshëm lanë gjurmë në futbollin ferizajas ishte edhe ferizajasi nga familjet e para në qytetin tonë, tregtari e sportisti i dalluar, Adem Vata.
Nisur që më 1958 pasionin e tij të futbollit, çka e shtyri të ishte njëri ndër themeluesit e klubit “Drvodelc” (Drupunuesi) ku dha djersën e tij në ngritjen e sportit deri më 1962, për ta ndërprerë përkohësisht pasionin e tij, shërbimi ushtarak, e që u rikthye më 1964 në klubin ikonik “Borac” të Ferizaj, duke qenë një nga yjet e klubit deri më 1971 sa shërbeu deri në pauzimin që përfundoi më 1996 kur Baca Adem u rikthye me mision aktivizimin e klubit tash “Ferizaj”, ku dha kontributin deri më 2002, gjersa më 2007 u zgjodh Kryetar i Këshillit Profesional Komunal për zgjedhjen e Sportistit të Vitit në lëminë e futbollit, pa lënë anash kontributet e tij të shumëanshme komunitare, titujt e nderit që meritoi plotësisht si Sportit i Vitit, dy herë radhazi dhe Çmimi për Kontribut Jetësor në Sport në vitin 2017, çka bëjnë tetë dekadat e jetës së tij, plot suksese që njëherit paraqesin vlerë të shoqërisë ferizajase.