Plejadës së ndritur të mjekëve kulminant ferizajas, nuk mund t’i mungoj, qytetari shembullor, mjeku i luftës çlirimtare, themeltari e avokuesi i shumë mekanizmave profesionale shëndetësore, një nga emblemat e shëndetësisë ferizajase që për afro katër dekada u kujdes për shëndetin e qytetarëve, mjeku radiolog, Agim Bytyçi.
Nisur karrierën e punës që më 1984 në Shtëpinë e Shëndetit në Ferizaj, për tu larguar me dhunë nga pushteti serb më 1990, vizitat mjekësore vullnetare, pra pa pagesë, që kreu më 1990-1993 në qytet dhe fshatrat e Ferizajt, mësimdhënia e lëndës së anatomisë patologjike në Shkollën e Mesme të Mjekësisë në Ferizaj, themelimi i ordinancës mjekësore “Tea” më 1993, shërbimi si mjek i luftës çlirimtare më 1998 në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës në Zonën Operative të Neredimes, puna në Shtëpinë e Shëndetit në Ferizaj më 1999, specializimi më 2003 në radiologji dhe puna në ordinancën mjekësore private “Tea” ku ende vazhdon të punoj, bëjnë të pasur karrierën e tij profesionale, pa lënë anash edhe krijimtarinë profesionale ku ishte pjesëmarrës në mbi 50 takime shkencore, kongrese, seminare në Kosovë, Ballkan, Evropë, ShBA dhe Azi, kontributi në mbi 10 punime shkencore si autor dhe koautorë në Kosovë dhe një punimi shkencor ndërkombëtar në Zvicër, të qenurit, anëtar i kryesisë së parë të Shoqatës së Mjekëve të Pavarur Ferizajas më 1991 në Mollopolc, anëtar i Kryesisë së Shoqatës së Radiologëve të Kosovës më 2000-2002, kryetar i Shoqatës së Radiologëve të Kosovës 2003-2004, anëtar i kryesisë së Shoqatës së ultrazërit të Kosovës dhe kongresit të parë ultrasonografik në Kosovë, anëtar i shoqatës së mjekëve kosovar dhe shoqatave tjera mjekësore në Evropë e ShBA, anëtar i Shoqatës së Mjekëve – Radiolog të Kosovës, Shqipërisë, Kroacisë dhe Evropës, gjersa kontributin e tij e dha edhe në vepra monografike, dokumentare si dokumentari për Dr. Vesel Elezin, Monografia e Gjimnazit 1973-1977, Dokumentari: 40 vjetori i Maturës së Gjimnazit, për tu kompletuar me veprën dokumentare, tejet të vlefshme për shëndetësinë në Ferizaj, monografinë “Shëndetësia e Ferizajt me rrethinë në shekullin XX”, që bëjnë kontibutin e tij lartë të çmueshëm e personalitetin e tij vlerë të komunitetit shëndetësor dhe shoqërisë ferizajase.