Libri monografik “Rrugëtimi 80 vjeçar i ShFMU “Tefik Çanga” në Ferizaj” është dokumentimi më i mirë i punës gati shekullore, në jubileun e 80-të të një nga shkollave elitë të Ferizajt, shkollës “Tefik Çanga”. Këtë volum pranova sot nga drejtori dhe njëri nga autorët, Basri Hasani, natyrisht me dhembje për mungesën fizike mes të gjallëve por edhe krenarë me veprat e kujtimin që na la trashëgim, autori jo vetëm i këtij libri por edhe jetëshkrimeve të Ferizajt, shumë i respektuari Ibrahim Hyseni – Goga.