Të tillë janë edhe sportistët e klubit të volejbollit “FerVolley” që prita sot në takim, për t’i uruar në arritjen e suksesit të jashtëzakonshëm që nga Liga e parë, në 9 ndeshje, shënuan 9 fitore duke u kualifikuar kështu në Superligën B ku pjesë bëjnë 6 ekipe e ku prapë, nga 5 ndeshje, të gjitha i fituan duke u shpallur Kampion të Superligës B.
Është Kryetari i Klubit, Arlind Ibrahimi, Drejtori sportiv Drilon Ajvazi, trajneri Edon Ibrahimi, kapitenja Nazmie Ibrahimi e sportistet Rinesa Hasani, Gresa Raçi, Aneta Beqiri, Vlera Drenogllava dhe Driola Ajvazi, ato që po shkruajnë suksesshëm faqen e sportit të volejbollit ferizajas.