Me të rinjtë, me brezin e Kushtetutës për të cilën aq shumë gjenerata flijuan. Janë Kuvendi i të Rinjve në Ferizaj, Vullnet Ilazi, Erita Bytyqi, Lorik Krasniqi, Aolta Bajrami, Shefki Berisha, Eliesa Jakupi dhe shumë bashkëmoshatarë të tyre që me punën e tyre, janë shpresa e synimi i të ardhmes së vendit.Kënaqësi të bashkëbisedoja me këta të rinj, ku krijova mbresa pafund pozitive me energjinë e tyre për të ardhmen. Falënderues edhe për dhuratën, urimin që kishin përgatitur për mua në shënim të Ditës së Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
Urime Dita e Kushtetutës së Republikës së Kosovës!