Qeverisja Aliu ka dyfishuar gjatë këtij mandati, numrin e përfituesve të bursave për studentë, zotim ky i mbajtur nga Kryetari Agim Aliu, por që në vitin e kaluar dhe këtë vit, ka një vendim nga po Kryetari Aliu, që nisur nga gjendja e shkaktuar me pandeminë COVID-19, si mbështetje direkte për studentët dhe familjet e tyre, të mbështeten shumica dërrmuese e aplikantëve në konkursin e bursave për studentë të shpallur nga Drejtoria e Arsimit.
Edhe sivjet, Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu ka njoftuar për vendimin që është marr për mbështetjen me bursë nga DA-ja, për të gjithë aplikantët ferizajas në konkursin e fundit, përjashtimisht përfituesve të bursave nga burime/institucione tjera publike.
Pra, janë qindra studentë që do të përfitojnë nga ky vendim, publikimi i listës të së cilës do të bëhet ditëve në vijim.