Sot, vizitova familjen Xhokli, ku gëzimplotë na priti Enveri, i kthyer tashmë nga trajtimi shëndetësor, pas lëndimit të rëndë që mori nga shpërthimi në njërin nga restaurantet e Ferizajt në Janar të këtij viti.
Edonin e vizitova ditë më parë, ai gëzon shëndet të mirë sikurse edhe Fidani që u kthye ditë më parë nga trajtimi shëndetësor jashtë shtetit e që aktualisht po trajtohet në QKUK.
Enverit dhe familjes së tij, sikurse nga dita e parë e deri më tani, edhe në ardhmen do t’i qëndrojmë pranë, për mirëqenien e tij dhe familjes, duke i siguruar mbështetjen për zgjidhjen e përhershme të banimit.
I lumtur që ndava momente gëzimi pranë familjes Xhokli, fëmijëve të mrekullueshëm të Enverit, që të gëzuar se babai, familjari i tyre u kthye shëndoshë e mirë, ishin falënderues për të gjitha përpjekjet e bëra për shërimin e tij.