Parkun e Pishave në Rahovicë-Mirosalë, jo vetëm e kthyem në pikë dendur të përdorur nga qytetarët për relaks e ecje, por me Memorandumin që nënshkrova sot me Ministrin e Zhvillimit Rajonal, Enis Kervan, së shpejti aty do të investojmë që ta zgjerojmë gamën e përdorimit të këtij Parku, duke ndërtuar fushën sportive, kënde të lojërave për fëmijë, shtigje të reja të ecjes, ulëse e tavolina për frekuentuesit e Parkut dhe shporta të mbeturinave që të mbahet sa më pastër kjo hapësirë, plot frymëmarrje e energji e Ferizajt.