Me vendimin e Kryetarit të Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, që nga data 15 Mars, nuk do të lejohet tregtimi i masës drusore në tregjet e deritanishme ilegale të masës drusore, përveç në hapësirën e përcaktuar pranë Tregut të Kafshëve në Ferizaj.
Njoftohen shitësit e drunjve se Inspektorati i Komunës, tashmë është në terren për të njoftuar mbi këtë vendim dhe se nga data e lartcekur, të gjithë shitësit në tregjet ilegale, kudo në territorin e Ferizajt, do të ndëshkohen sipas legjislacionit në fuqi.