Bashkëpunimi me organizatën Qatar Charity, po sjellë investime të shumta.Javë më parë, kjo organizatë ndihmoi fermerët e bujqit si dhe institucionet lokale shkollore, shëndetësore e administrative ku përfituan hapjen e puseve dhe sigurimin e ujit të pijshëm, ndërkaq sot nënshkruam marrëveshjen për ndërtimin e Qendrës së Mjekësisë Familjare në Softaj si dhe ndarjen e 33 granteve për familjet me kushte të rënda ekonomike, përmes mbështetjes me serra, mekanizëm bujqësor e krerë bagëtie.
Me pastërinë e punën e ndershme, përkushtimin për qytetarët, ndërveprimin për më të mirën për Ferizajn e ferizajasit, mbështetja nga miqtë e partnerët e huaj është e lehtë dhe e kudondodhur.