
Janë plot 136 vizita shtëpiake që kanë bërë ekipet mjekësore tek familjet dhe të infektuarit me virusin COVID-19, janë kryer 193 kontrolle shëndetësore në tendën “COVID”, 96 kontakte telefonike me të infektuarit u kryen nga Qendra e Thirrjeve, 120 shërbime radiologjike e 35 analiza laboratorike për pacientët nga tenda “COVID”. Nuk janë këto vetëm statistika, por përkushtim profesional, shërbim dinjitoz, sakrificë personale e vullnet i pashoq për të ndihmuar qytetarët.
Mjekët e infermierët e Ferizajt me përpjekje të jashtëzakonshme po bëjnë gjithë çfarë mund të bëjnë që gjendja epidemiologjike të mbetet në kontroll.