Gatishmëria për të ndihmuar autoritetet në këtë kohë pandemia rrodhi gjatë gjithë këtyre ditëve të balladaqimit me COVID-19. Biznese, grupe vullnetarësh e donatorë individual dhuruan maska e pajisje mbrojtëse për autoritetet të cilat u ndanë tek të angazhuarit në përballje direkte me virusin. I tillë ishte edhe donacioni që solli sot Atdhe Buja në emër të ICT Academy, me maska mbrojtëse.
Falënderimin për këtë donacion të cilin e pranoi e bëri i pari i Ferizajt, Agim Aliu. Këto maska, mbrojtëse për fytyrë do të shpërndahen në sektorin e shëndetësisë si pajisje të nevojshme në punën e tyre të përditshme.