Këtë të premte, kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Ferizajt, Kristina Gashi-Bytyqi, përmes platformës online ka ftuar seancën e dytë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Komunës, për të dhënë një informatë në lidhje me menaxhimin e situatës gjatë fazës emergjente të pandemisë COVID-19.
Të pranishmëve lidhje me menaxhimin e kësaj siuatë iu është drejtuar drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale Bekim Ademi. Ai ka thënë se Komuna e Ferizajt ka qenë njëra ndër komunat që më së shumti ka pasur raste, përderisa ka theksuar se rasti i parë më COVID -19 ishte me datën 21 mars. Ai tutje është shprehur se menjher është formuar shtabin emergjent komunal në kryje me kryetarin e Komunës së Ferizajt të përfaqësuar nga të gjitha institucionet relevante.
“Ferizaj nga 98 të infektuar, pati 2 vdekje, 87 të shëruar e 9 raste ende aktive që në ritestimet e para kanë dal negative, pra janë në proces shërimi. Janë marr mbi 500 mostra, shto kësaj edhe 402 teste që ka zhvilluar komanda e kampit Bondstill për punonjësit e saj e që të gjitha kanë rezultuar negative. Që të gjitha janë kontribut i koordinimit mes Qendrës Rajonale të Shëndetit Publik në Ferizaj, Spitalit të Përgjithshëm , Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj, Policisë së Kosovës, e ekipeve tjera emergjente vullnetare që përpunuan në kohë rekord afro 1000 kontakte në lista kontaktesh të të infektuarve, reagimi i shpejt i së cilëve rezultoi me reduktimin skajshmërisht e prerjes së zinxhirit infektues në Ferizaj për javë me radhë”, ka thënë drejtori Ademi.
Ai tutje është shprehur se qysh në ditët e para të pandemisë dhe si rrjedhojë e bashkëpunimit me kryetarët e fshatrave dhe zonave urbane janë identifikuar 89 qytetarë ferizajas që erdhën nga Diaspora në fillim të pandemisë.
“Lansuma linjën telefonike pa pagesë “194” për të gjitha rastet e dyshuara me COVID-19 dhe konsultat tjera shëndetësore, mbyllëm parqet e hapësirat e frekuentueshme në zonat malore si masë parandaluese për mospërhapjen e virusit COVID-19. Që nga fillimi i pandemisë dërguam ekipet mjekësore në pikën kufitare të Hanit të Elezit, krijuam ekipin profesional të mjekëve me qëllim koordinimin profesional e të veprimeve për përballimin e situatës (përbërje e kombinuar nga Spitali i Përgjithshëm dhe QKMF), reduktuam esencialisht stafin punonjës të Komunës, por nuk ndalëm për asnjë moment shërbimet ndaj qytetarëve, caktuam Emergjencën Primare si hapësirë e drejtpërdrejt për trajtimin e rasteve me COVID-19, për të parandaluar qarkullimin e rasteve të dyshuara në pika tjera shëndetësore, ndërsa më mbështetjen e anëtarëve të Kuvendit të Komunës irauam edhe fondin emergjent prej 200,000 eurove”, ka potencuar drejtori Ademi.
Përveç masave mbrojtëse të ndërmarra në nivelin lokal, Komuna e Ferizajt e parë në nivel të Republikës së Kosovës, ka lansuar shërbimin psikologjik online dhe linjat pa pagesë të konsultës.
U tha poashtu se janë pranuar edhe qindra maska mbrojtëse nga bizneset dhe farmacitë si dhe nga rrobaqepësitë dhe individë vullnetmirë për të cilët rezervojmë falënderimin publik.
“Dezinfektuam të gjitha institucionet shtetërore më frekuentim të lartë qytetarë si dhe institucionet e rëndësisë së veçantë kryesisht në shërbim të komunitetit (qendrat shëndetësore, hapësirat komunale, objektet e shërbimit policor, zjarrfikës, objektet e kultit fetar, sheshet e rrugët kryesore të qytetit, qendra e shëndetit publik në Ferizaj, ndamë mbi 4000 pako ushqimore e higjienike për familjet në nevojë në Ferizaj, që përfaqësojnë mbi 20% të popullatës së përgjithshme të Ferizajt, ndihmuam me mbi 500 pako ushqimore e higjienike familjet e komuniteteve etnike joshumicë (komunitetet rom, ashkanli, egjiptian, serb, i ndihmuam me pako vetushqyese organizuar në grup edhe nënat vetushqyese, ndamë mbi 200 pako ushqimore për organizatat me bazë në komunitet siç janë HendiFer, HandiKos, Doën Syndrome Kosova në Ferizaj, Qendra e Kujdesit Ditor “Pema” e Shoqata e të Verbërve e me Shikim të Dobësuar por edhe organizatat e dalura nga lufta”, është shprehur drejtori Ademi.
Drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale Bekim Ademi, ka thënë se në Shtabin Emergjent është marr vendim që të shtohet prezenca e policisë pas heqjes së masës së karantinës nga Komuna e Ferizajt si masë mbrojtëse e parandaluese për shpërthimin e mundshëm të ri epidemik, përderisa ka shtuar se është formuar edhe Qendra Operative Emergjente Lokale me shërbim 24/7 në përgjigje të nevojave të qytetarëve.
“Lehtësuam organizimin e bizneseve farmaceutike në kujdestari që të mos mungoj ky shërbim gjatë gjithë pandemisë, bëmë fushatë vetëdijësuese mediale, iu bashkëngjitën me mesazhe inkurajuese edhe artistët e aktivistët shoqëror në Ferizaj, urdhëruam bizneset me frekuentim të gjerë të qytetarëve të mos ofrojnë shërbimet për klientët e pa pajisur me masa mbrojtëse (maketet dhe furrat) , dezinfektuam mbi 50 objekte të vjetra kolektive si masë mbrojtëse e kujdes për shëndetin e qytetarëve, shtyme të gjitha proceset konkurruese për të pamundësuar shpërndarjen e virusit e ekspozimin e qytetarëve pranë rrezikut si dhe anuluam të gjitha aktivitetet me pjesëmarrje masive qytetare deri në tejkalimin e situatës epidemike, urdhëruam bankat e shërbimet e tjera për klientë të vendosin preparate higjienike në pikat e tyre të shërbimit, vumë kontaktet me megamarketet e zinxhirin e dyqaneve ushqimore të cilët bujarisht ofruan mijëra pako ushqimore e higjienike falas për familjet në nevojë. Shembulli i rrallë në gjithë vendin është se në Ferizaj, furrtarët ofruan 1000 bukë falas në ditë gjatë gjithë pandemisë për qindra familje në nevojë, poashtu u mbyllëm tregjet para se një vendim i tillë të merrej nga Qeveria e Republikës së Kosovës”, tha drejtori Ademi.
Ndërkaq anëtarët e Kuvendit të Komunës, nga të gjitha grupet parlamentare kanë përgëzuar Komunën e Ferizajt, për menaxhimin e kësaj situate.
Arian Imeri nga Partia Demokratike e Kosovës, ka falënderuar komunën e Ferizaj, mjekët ferizajas si dhe shtabin emergjent që kanë bërë një punë të mrekullueshme gjatë kohës së pandemisë, ndërsa ka shprehur edhe ngushëllime familjeve që patën edhe raste të vdekjes gjatë kësaj kohe të pandemisë.
Ndërsa Hysnije Mustafa-Shamolli nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka përgëzuar Komunën për gjithë angazhimin që ka pasur gjatë kësaj kohe të pandemisë.
E nga ana tjetër Ali Halimi nga Nisma Socialdemokrate, ka kërkuar nga Komuna dhe shtabi emergjent që të bëjnë përpjekje me shumë që qytetarët të përdorin maska dhe dorëza gjatë blerjeve që po bëjnë nëpër maketet ferizajase.
U bë e ditur se sipas raporteve nga Policia e Kosovës, Ferizaj është në majën e komunave me numrin më të ulët apo zero raste të shkeljeve nga qytetarëve të rregullave/masave mbrojtëse gjatë pandemisë.
Për detaje të tjera, mund të ndiqni mbledhjen e Kuvendit edhe në linkun e mëposhtëm.