Sonte nga njoftimet e IKShPK-s, u konfirmuan edhe 15 raste të reja të infektuar në Ferizaj me virusin COVID-19 që çon numrin e përgjithshëm në 81.
Rastet pozitive janë raste kontakti, pesëmbëdhjetë (15) raste nga Komuna e Ferizajt (sipas vendbanimit: dhjetë (10) raste Ferizaj, tre (3) raste Mirash, një (1) rast Mirosalë dhe një (1) rast Kosinë).
Bashkëqytetarë, qëndroni në shtëpi, kjo është e vetmja rrugë për t’ia dal në këtë betejë.
Shërim të shpejt të infektuarve!