Nga njoftimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, një qytetar nga Ferizaj, me vendbanim në fshatin Bibaj, i moshës 32 vjeçe i ardhur nga Gjermania, është konfirmuar i prekur nga virusi COVID-19 apo i njohur si CoronaVirus-i.
Konfirmojmë se pacienti nuk ka pasur fare kontakt as me familjen dhe as me bashkëfshatarët. Ai ka ardhur mbrëmë nga Gjermania dhe është trajtuar drejtpërdrejtë nga aeroporti, fillimisht në IKShP ku ka rezultuar pozitiv e pastaj nga karantina ku ndodhej në Qendrën e Studentëve e në Klinikën Infektive të QKUK-së.
Duhet ta ruajmë qetësinë e të respektojmë masat mbrojtëse në përpikmëri.