
Me këtë rast, Kryetari i Ferizajt u shpreh: “Sot është Dita e Dëshmorëve të Atdheut, Dëshmorëve të Kombit dhe dita e rënies heroike të dëshmorëve Ramadan Rexhepi (Adidasi) dhe Imri Halili. Ata ranë për t’u mos u shuar kurrë ëndrra dhe ideali i tyre i lirisë, pavarësisë dhe zhvillimit të shtetit tonë. Ne sot përkulemi tek guri i varrit të tyre, gur ky që vuri themelet e lirisë dhe shtetësisë sonë. Lavdi Dëshmorëve të Kombit dhe të gjithë të rënëve për lirinë e vendit” theksoi Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu.
Më tutje, familjarë të dëshmorëve dhe përfaqësues të tjerë institucional vendosën kurora lulesh tek lapidari në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Ferizaj.