Paraditën e sotme, u mbajt mbledhja e radhës e ekzekutivit komunal, me ç ‘rast u diskutuan shumë çështje që kanë të bëjnë me aktivitetin e përditshëm në drejtoritë komunale si dhe aktivitetet e realizuara nga kryetari Aliu.
Në këtë mbledhje pikë e veçantë diskutimi ishte edhe finalizimi i përgatitjeve për seancën e radhës së Kuvendit Komunal në të cilën u bë e ditur se javën e ardhshme do të finalizohen të gjitha propozimet që do t’i paraqiten Kuvendit Komunal.
Në këtë mbledhje u diskutua edhe për funksionimin e ndërmarrjeve publike, menaxhimin me shërbimet komunale si dhe projektet që kanë nisur së zbatuari dhe ato që presin të fillojnë ditëve në vijim.
Kryetari Aliu duke njoftuar për aktivitetet javore, ndër të cilat e rëndësisë së veçantë është konfirmimi i djeshëm i ministrit Beqaj për hapjen e Qendrës së Inovacionit dhe Teknologjisë në Ferizaj, falënderoi drejtorët e drejtorive komunale për angazhimin e shtuar në sektorët e tyre dhe procedimin e projekteve zhvillimore nga këto drejtori.