
Po kështu, kryetari Aliu siguron qytetarët e Ferizajt se pavarësisht borxhit shumëmilionësh të trashëguar, ky fakt nuk e dekurajon implementimin e suksesshëm të zotimeve të dhëna para qytetarëve ferizajas dhe se gjendja e rëndë financiare e institucionit që drejton nuk e tremb për të realizuar platformën e tij qeverisëse.
Ndërsa sa i përket pezullimeve të ndodhura së fundi, kryetari Aliu njofton opinion se ka qenë kërkesë e Zyrës së Personelit për të rishqyrtuar ligjshmërinë dhe procedurat e ndjekura për të punësuarit kohëve të fundit,përkatësisht nga data 20.11.2017, meqë rast është ngritur një komision i cili ka konstatuar se ka pasur mospërfillje të kritereve ligjore të cilat kanë determinuar vendimin për pezullimin e këtyre akteve.
Ditëve të ardhshme, Komuna e Ferizajt do të dal me një raport detal mbi gjendjen financiare dhe zgjidhjet që do të ndërmerren për të tejkaluar këtë situatë.