Kryetari i komunës së Ferizajt, Bajrush Xhemaili, sot ka pritur në një takim falënderimi hendbollistin e lindur në Ferizaj Arbër Qerimin, i cili me sukses është duke luajtur me ekipin e Tongeren në Belgjik ku me këtë klub është shpallur kampion i Belgjikës, dhe njëherësh është anëtar standard i përfaqësueses së Belgjikës, në hendboll , me këtë rast kryetari Bajrush Xhemaili, falënderoj përzemërsisht Arbër Qerimin, për kontributin që është duke e dhënë në hendbollin Belg . Edhe hendbollisti Arbër Qerimi, ishte shumë i kënaqur për respektin që ka treguar kryetari i Ferizajt Bajrush Xhemaili . Arbër Qerimi, tha se është krenar qe është i lindur ne Ferizaj, dhe gjithnjë është i gatshmen qe ta ndihmon qytetin e lindjes. Kryetari i Komunës së Ferizajt, Bajrush Xhemaili, tha se komuna e Ferizajt, është e binjakëzuar me qytetin e Tongerenit, por para se të vinte ai në postin e kryetarit të Ferizajt, janë ndërprerë mardhanjet e bashkëpunimit mes këtyre dy qyteteve, por ai kërkoj nga Arbër Qerimi që të kontaktoj me zyrtarët në Tongeren, dhe të rifillojnë prapë bashkëpunimin mes këtyre dy komunave, në të gjitha sferat e jetës .Për ndryshe Arbër Qerimi, është i biri i hendbollit Bujar Qerimi, i cili i takon gjeneratës së artë të hendbollit Ferizajas, të atëhershëm .
Kryetari Bajrush Xhemaili, falënderoj përzemërsisht Arbër Qerimin, për kontributin që është duke e dhënë në hendbollin Belg . Edhe hendbollisti Arbër Qerimi, ishte shumë i kënaqur për respektin që ka treguar kryetari i Ferizajt Bajrush Xhemaili. Arbër Qerimi, tha se është krenar qe është i lindur ne Ferizaj, dhe gjithnjë është i gatshmen qe ta ndihmon qytetin e lindjes