Lajmërohen qytetarët e Komunës së Ferizajt se me datë 22.07.2010, në ora 20:00, fillon implementimi i projektit DEZINSEKTIMI HAPËSINOR (Eliminimi i insekteve, mushkonjave dhe mizave) në teritorin e Qytetit të Ferizajt.
Dezinsektimi hapësinor zhvillohet në tri faza sipas programit dhe kohës së paraparë.
Faza e parë fillon me datë 22.07.20010 nga ora 20.00 duke filluar nga Rruga e “Prizerenit” prej “As-Petrol” deri te Pishina Matoshi ku përfshihen ( Zona e FSK-së,Parku i Lirisë, Zona te Palestra Sportive, Rruga e Naim Beka, Epopeja e Jezercit, Zenel Hajdini, Enver Topalli dhe Tregu i Gjelbërt),duke vazhduar në rrugën Rexhep Bislimi, Vllezërit Gërvalla, Kadri Zeka, Driton Islami(Fitorja, Magjistralja, Qendra, e deri te Fshati Nikadin), ndërsa për fazën e dytë dhe të tretë informimi do të bëhet me kohë.
VËREJTJE
Në rast të motit me shi dhe erës së fortë orari shtyhet deri në ditën e ardhshme me mot të mirë dhe vazhdon sipas orarit të paraparë.