Kryetari i Komunës së Ferizajt, Bajrush Xhemaili, uroi të gjithë besimtarët musliman me rastin e fillimit të mujanit të ramazanit. Ai në urimin e tij drejtuar qytetarëve ka thënë se muaji i shenjët i ramazanit na obligon të gjithëve me iden fisnike të vetëflijimit e solidaritetit me të tjerët. “Është ky muaj që na mëshiron me botëkuptimin hyjnor dhe me porosinë e profetëve për paqe, dashuri, barazi, solidaritet e bashkëpunim me njëri-tjetrin”, ka thënë Xhemaili, duke porositur që të kujtohemi për të gjithë, në këtë muaj të madh dhe le të jemi më përgjegjës për familjet e dëshmorëve për bonjakët dhe për të varfërit. “Le ta shtrojmë sofrën e përbashkët të përpjekjeve tona për më shumë përkushtim ndaj njëri-tjetrit, për më shumë emancipim e zhvillim të vendit tonë. Muaji i shenjët i ramazanit na motivon të gjithëve në adhurim të virtyteve të zbritura nga Zoti, duke na bërë të reflektojmë në luftimin e dukurive negative me qëllim të rritjes së mirëqenies sonë”, ka thënë Xhemaili duke u uruar besmitarëve agjërim sa më të lehtë dhe përkushtim më të shtuar ndaj njerëzores e hyjnores.
Normal
0
MicrosoftInternetExplorer4
/* Style Definitions */
table.MsoNormalTable
{mso-style-name:”Table Normal”;
mso-tstyle-rowband-size:0;
mso-tstyle-colband-size:0;
mso-style-noshow:yes;
mso-style-parent:””;
mso-padding-alt:0in 5.4pt 0in 5.4pt;
mso-para-margin:0in;
mso-para-margin-bottom:.0001pt;
mso-pagination:widow-orphan;
font-size:10.0pt;
font-family:”Times New Roman”;}
Ai në urimin e tij drejtuar qytetarëve ka thënë se muaji i shenjët i ramazanit na obligon të gjithëve me iden fisnike të vetëflijimit e solidaritetit me të tjerët.