Kryesuesi i kuvendit Agim Aliu theksoi se është një proces dhe për ketë arsye ne kemi nevojë, për ndihmën, për përkrahjen tuaj, dhe për atë jeni këtu që të na ndihmoni , ne kemi vuajtur shumë për demokracinë, por tamam për një demokraci të mirëfilltë, jo për një demokraci çfarë ka qenë e proklamuar e që në esencë nuk ka qenë, theksoi Agim Aliu.Ju sigurisht që e keni tash një opinion të qytetarëve që edhe pot përmendet sot e majta politike sikur fiksohen, edhe pse ajo duhet të jetë pjesë e pluralizmit politik , por ekziston një arsye për këtë sepse populli ka vuajtur shumë nga Komunizmi dhe prandaj fiksohen nga majtat, prandaj institucionet duhet të jenë demokratike .
OSBE-ja është shumë e kënaqur me atë që ne sot po e shohim në Komunën e Ferizajt, ju keni treguar aftësi menagjëruse dhe kjo është pjesë e demokracisë, zgjedhjet përfundojnë një dit dhe mandej mbeten të zgjedhurit që vazhdojnë punën, dhe natyrisht kjo çfarë pritet duhen të jen rezultatet e prekshme, të llogaritshme për qytetarët, unë vij nga një vend demokratik që funksionon demokracia që pesëdhjetë vite por akoma, vazhdojnë punët për demokraci , demokracia nuk bëhet për katër dit ai është një proces që vazhdon theksoi Drejtori i OSCE- Ulrich Biffar.
Me pas në sallën e Kuvendit të Komunës është mbajtur një ligjëratë mbi demokracinë, dhe seanca e të rinjve.
Unë vij nga një vend demokratik që funksionon demokracia që pesëdhjetë vite por akoma, vazhdojnë punët për demokraci , demokracia nuk bëhet për katër dit ai është një proces që vazhdon ka than Drejtori i OSCE- Ulrich Biffar, me rastin e vizitë që i bëri Kuvendit të Ferizajt, me rastin e Ditës së Demokracisë .