Në mbështetje të nenit 5,6,7 dhe 13 të Rregullorës për ndarjen e bursave për studentë, Drejtoria Komunale e Arsimit në Ferizaj konform dispozitave të shënuara shpallë:
K O N K U R S
Për dhënien e 50 bursave fillestare për vitin akademik 2010/2011.
Përparësi për fitimin e bursës kanë studentët e degëve deficitare.
Kushtet:
-Studentët të cilët konkurojnë duhet të jenë studentë së paku në vitin e dytë (II) të studimeve,
-Duhet të jenë studentë të dalluar me notë mesatare 7.50 e më tepër,
-Studentët që nuk kanë humbur vitin,
– Studentët duhet të jenë banorë të komunës së Ferizajt.
Në kushte të barabarta përparësi kanë studentët e familjeve të ngushta të dëshmorëve, invalidëve dhe pjesëtarëve të luftës dha ata me gjendje të vështirë ekonomike-sociale.
Bursa ndahet për dhjetë muaj, nga 50 pesëdhjetë euro në muaj, gjithsejtë 500 Euro.
Dokumentet e nevojshme për konkurim:
1. Kërkesa për aplikim,
2. Çertifikata e provimeve të dhëna (origjinali),
3. Vërtetimi për regjistrimin e semestrit, përkatësisht vitit të studimeve 2010/2011.
4. Çertifikatën mbi gjendjen ekonomike të familjes në emër të prindit ose kryefamiljarit,
5. Deklaratën e anëtarëve të familjes.
6. Vërtetimin se është student i familjes së dëshmorit (vlenë vetëm për studentët që janë nga familja e ngushtë e dëshmorëve).
Me rastin e konkurimit studentët me vete duhet të sjellin indeksin për verifikimin e notave,dhe do të fotokopjohet në DKA.
Kërkesa për aplikim merret në zyrën e njësisë administrative të Drejtorinë Komunale të Arsimit.
Dokumentet e pakompletuara dhe ato që arrijnë pas afatit nuk do të merren në shqyrtim nga Komisioni.
Konkursi mbetet i hapur 15 ditë, nga dita e publikimit në tabelën e shpalljeve, mjeteve të informimit dhe në shtypin ditor.
DKA Ferizaj.
Në mbështetje të nenit 5,6,7 dhe 13 të Rregullorës për ndarjen e bursave për studentë, Drejtoria Komunale e Arsimit në Ferizaj konform dispozitave të shënuara shpallë: K O N K U R S