
“Sipas të dhënave që kemi grumbulluar, si qeveria lokale, është mësuar se shifra e borxheve të pashlyera në vlerë mbi tre milion euro është trashëguar nga viti 2002, ndërsa gjatë kësaj periudhe kohore, shumë nga bizneset e regjistruara në Ferizaj, kanë pushuar veprimtarinë, apo edhe kanë funksionuar vetëm, si ndërmarrje në letër”, ka shpjeguar drejtori për ekonomi dhe financa në Ferizaj, Mustafë Grainca, sipas tij, numri i bizneseve që aktualisht në ketë komunë, ushtrojnë veprimtarinë veprimtari të ndryshme në mënyrë aktive dhe me leje pune, sillet mbi 3.500, të cilat në total i kanë borgj në emër të taksave komunës mbi 1 milion e gjysmë, përderisa shuma tjetër e grumbulluar në vlerë mbi një million e gjashtqind mijë euro, u ngarkohet bizneseve që kanë ndërprerë punën.
Mësuam se borxhet e pashlyerta për taksa të komunës nga bizneset e këtushme sillen në vlerë prej 1.800 euro deri më 50 euro. Borxhlinjtë më të mëdhenj në komunën e Ferizajt, rezultojnë të jenë pikat e karburanteve.
U tha se ka biznesmen që obligimet nga komunës i kanë shlyer me kohë, por fatkeqësisht sipas Mustafë Graincës, ky numër është tepër i vogël.
Autoritetet lokale të Ferizajt, kanë lënë të hapur mundësinë që ndaj biznesmenëve, që lajmërohen ndërkohë për të arritur ndonjë marrëveshje për riafatizim të obligimeve financiare dhe shlyerje të tyre me rata do të ketë mirëkuptim.
Borxhi në total i taksapaguesve ndaj Administratës Komunale të Ferizajt kalon mbi 3 milion euro, por në kuadër të kësaj vlere, mbi 1.6 milion euro janë borgje që komuna ka trashëguar nga viti 2002 dhe janë biznese që tanimë nuk ekzistojnë