
Devijimi i autostradës sipas këshilltarëve të opozitës ka krijuar shqetësime të qytetarët e Ferizajt, sidomos devijimi i saj, që këtë komunë dhe komunat tjera të rajonit i largon nga qasja më e shpejtë në
të. Kërkesën e Baliu e përkrahi edhe shefi i grupit parlamentar të LDD-së, Sahit Krasniqi, i cili ka thënë se Ferizaj është qendër e madhe ekonomike dhe padrejtësisht po lihet anash me këtë devijim të autostradës, ai kërkoi një informacion më të gjerë lidhur me këtë çështje.
Kemajl Ramadani nga AAK-ja ka thënë se kjo çështje së pari duhet të debatohet në forumet tjera të kuvendit e tek më pastaj të sillet në kuvend.”Dihen procedurat që duhet ndjekur për me dal një çështje në kuvend. Duhet të kemi një informacion të bollshmë”, ka thënë Ramadani. Edhe përfaqësuesit e pozitës kanë thënë se bëhet fjalë për një situatë serioze. Ata kanë thënë se kjo pikë ka qenë dashtë të futet me kohë në rendin e ditës, e jo kështu të bëhet me urgjencë. Ylber Topalli nga PDK-ja, ka thënë se aktualisht nuk kemi informacion se kah shkon traseja e autostradës, duke kërkuar që kjo të debatohet në seancën e radhës së kuvendit.
Kryetari i Ferizajt, Bajrush Xhemaili, ka thënë se kjo çështje është e vonuar dhe se kuvendi mund të merr qëndrim, por jo edhe vendim.”Unë e konsideroj këtë propozim si përpjekje për të bërë një teatër këtu në
Ferizaj, e bëjmë nëse doni, por nuk mund të ndikojmë në asnjë rrethanë”, ka thënë Xhemaili, duke u rikujtuar këshilltarëve procedurat e futjes së në çështje në rend të ditës, ndërsa ka thënë se
kjo çështje tashmë është “post festum”. Çështja për autostradën u la që të debatohet në seancë tjetër.
Në vazhdim kuvendi debatoj ecurit financiar për periudhën janar-mars 2011. Kryetari i Komunës së Ferizajt, Bajrush Xhemaili, informoi këshilltarët mbi ecurit financiare për këtë periudhë, përfshirë të
hyrat vetanake të realizuara si dhe shpenzimet buxhetore për të gjitha kategoritë ekonomike, përpos të atyre që kanë të bëjnë me shpenzimet kapitale. “Organizata jonë buxhetore gjatë kësaj periudhe ka realizuar në kuadër të hyrave vetanake gjithsejtë 637 723.43 euro, që krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2010 është shënuar një tejkalim për 1.7% apo në shumën prej 10 655.19 euro, duke realizuar planin në masën 90.52%. Kjo konsiderohet si një trend pozitiv, ndërsa te shpenzimet mund të thuhet se nga të gjitha burimet, ai u shpenzua në vlerën prej 1.605 981.69 euro, që krahasuar me vlerën totale të buxhetit prej 18 891 677.16 eurove, kemi një realizim prej 8.5 %”, ka thënë Xhemaili. Gjatë debatit që rodhi këshilltarët kërkonin informacionet e nevojshme lidhur me planifikimet dhe shpenzimet, duke kërkuar një
efikasitete edhe më të madh në inkasimin e mjeteve nga disa pozicione. Kuvendi më pas vazhdoi punën e tij edhe me destinim të ngastrave kadastrave për qëllime të caktuara.
Në seancën e rregullt të Kuvendit Komunal të Ferizajt, këshilltarët nga radhët e opozitës kërkuan që në rendin e ditës me urgjencë të futet edhe çështja e autostradës “Ibrahim Rugova”