
Nga ana tjetër ushtruesi i detyrës së komandantit të Forcave greke në kampin ‘’Rigas Ferros’’, koloneli Tsonso Toannis, ka thënë se ndjehet mirë në qytetin e Ferizajt.’’ Është hera e parë që unë vi këtu. Ky vend është tejet i mirë edhe pse jam në dijeni se kam ardhur në një vend i cili ka dalur nga lufta. Ne si grekë do të vazhdojmë të ndihmojmë popullatën e këtushme’’, ka thënë kolonel Toannis.
Të dyja palët janë pajtuar që të bashkëpunojnë ngushtë në mënyrë që edhe qytetarëve të Ferizajt tu krijohet një ambient shumë më i qetë.
Kryetari i Komunës së Ferizajt, Bajrush Xhemaili, priti në një takim ushtruesin e detyrës së komandantit të Forcave të KFOR-it grek kolonel Tsonos Toannis, i cili këtë mision e ka filluar ditë më parë.