
Drejtori Berisha, i ka përkujtuar të gjithë mësimdhënsit por edhe drejtorët e shkollave se vizitat nuk do të përfundojnë asnjëherë dhe se këto do të jenë të përhershme.’’Ne do të jemi shumë më shumë prezent në terren dhe nuk kemi shkollë në komunën e Ferizajt ,qoftë shkollë në vete ose paralele e ndarë që së paku nuk e kemi vizituar tri herë. Kemi bërë vizita edhe në fshatrat e thella malore si në Burrnik dhe lagjën e Uksmajlëve në Jezerc, nga tri herë’’,ka potencuar Berisha.
I pari i arsimit në Ferizaj, Agim Berisha është shprehur se parregullësitë më të mëdha janë gjetur tek ciklet fillore, ku nuk është përfillur orari dhe obligimet që i kanë.’’Ai që nuk i përfillë obligimet dhe nuk i pranon ai shumë shpejt mund të mos jetë pjesë e atij kolektivi. Ne mund të shkojmë edhe tek masa të tjera , nëse këto nuk japin rezultat ne mund të ndërprejmë edhe kontratën e punës. Edhe një herë po them se ai që nuk është në gjendje të përballojë rendin shtëpiak dhe ata që nuk i pranojnë obligimet qoftë ato materiale dhe ato profesionale sigurisht se nuk do të jenë pjesë e atij kolektivi’’, tha Berisha.
Drejtuesit komunal të Arsimit, megjithatë janë optimist se këto masa ndëshkimore do të sjellin edhe deri tek përmirësimi dhe respektimi i orarit mësimor nga ana e mësimdhënësve.Në komunën e Ferizajt, janë 37 shkolla fillore dhe 7 të mesme.
Rreth 50 mësimdhënës të komunës së Ferizajt ,janë ndëshkuar nga Drejtoria e Arsimit në Ferizaj, për shkak që nuk kanë respektuar rendet shtëpiake të cilat janë të përcaktuara me ligj.