
Ndërkohë ,që vite më parë sektori në fjalë në periudhën e verës kishte punuar me orar të shtuar ,këtë vit është bërë vetëm shtimi i numrit të punëtorëve që kanë kaluar në SGJC nga administrata ,si dhe përmes disa formave të tjera.
Sipas drejtorit të Administratës dhe Personelit Vesel Zhinipotoku , tashmë komuna jonë është e furnizuar me material të mjaftueshëm të dokumentacioneve të ndryshme,që qytetarëve t’u ofrojnë shërbime sa më efikase.”Kemi pasur një mungesë të tillë të certifikatave, por pas shumë kërkesave që kemi bërë në ministrinë e Punëve të Brendshme, tashmë kemi formular të mjaftueshëm për certifikata të ndryshme si të lindjes, vdekjes, vendbanimit, pra me përgjegjësi të plotë mund të them se të gjitha zyrat e vendit, por edhe zyrat qendrore janë të pajisura mjaft mirë me formularë”, ka thënë drejtori Zhinipotoku.
Ndër të tjerash ,zyrtarët potencuan se edhe sa u përket zyrave të Gjendjes civile nëpër fshatra të kësaj komune,edhe ato që kësaj sezone kanë punuar me përkushtim, me përjashtim të ndonjë pengese që u është paraqitur si pasojë e rrjetit të internetit ,gjë i cili është bazë e të dhënave për këto zyre,por megjithatë sipas tij të gjitha shërbimet për qytetarët janë arritur të kryhen sipas planifikimit.
Komuna jonë është e furnizuar me material të mjaftueshëm të dokumentacioneve të ndryshme, që qytetarëve t’u ofrojnë shërbime sa më efikase