Këtë të martë një delegacion nga fshati Nerodime i Komunës së Ferizajt, është pritur nga kryetari i Komunës së Ferizajt, Bajrush Xhemaili. Në këtë delegacion merrni pjesë gra, burra ,por edhe fëmijë të cilët kishin ardhur që të ankohen për mungesë të ujit të pijshëm gjatë sezonës verore.
Svdije Ukësmajli, nga ky fshat tha se më këtë problem po ballafoqen prej vitit 2006.”Nuk e dim se ku qëndron problemi, por ne nuk kemi ujë të pijshëm. Ujin edhe po e keqpërdorin në ujitjen e oborreve të tyre dhe ne nuk kemi as ujë për pijë”, thotë kjo qytetare, ndërsa shton se metoda më e mirë është vendosja e orëve të ujësjellësit dhe në këtë mënyrë mund edhe të evitohen keqpërdorimet e ujit.
Nga ana tjetër , kryetari Bajrush Xhemaili, ka premtuar zgjidhje të shpejt të këtij problemi. Ai ka falënderuar këta qytetarë që në këtë mënyrë janë organizuar dhe janë drejtuar tek ai.”Unë personalisht një vëmendje të madhe do t’i kushtoj fshatit tuaj dhe do të shohim mundësinë që të vendosim edhe orët në secilën shtëpi”, ka thënë Xhemaili.
Nga ana tjetër edhe qytetarët e tjerë ishin tejet të kënaqur me pritjet që po bënë kryetari Xhemaili, ditën e martë.
Kryetari i Komunës së Ferizajt, Bajrush Xhemaili bashkëbisedon lirshëm me qytetarët.