Komuna e Ferizajt, përkatësisht Drejtoria e Arsimit këtyre ditëve ka filluar të zhvillojë takime të shumta me udhëheqësitë e Qendrës së Kompetecës.Një i tillë është mbajtur në Ferizajt, ku është paraqitur projekti i ndërtimit të qendrës dhe takim i tillë po mbahet edhe në ministrinë e Arsimit.”Me 18 tetor do të vinë dy arkitektët që e kanë punuar planin detaj dhe do të bisedohet me arkitektet e komunës dhe me drejtorinë për vërejtjet, sygjerimet, ngjyrat dhe hapsirën në detaje”, është shprehur drejtori i arsimit në Ferizaj, Agim Berisha.
Sipas të gjitha gjasave ndërtimi i Qendrës së Kompetencës do të fillojë se ndërtuari në vitin 2012 dhe pastaj në 2014 do të jetë në funksion të të gjithëve.
Drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit në Ferizaj, Agim Berisha ka zhvilluar një takim me udhëheqësitë e Qendrës së Kompetencës që është paraparë të ndërtohet në qytetin e Ferizajt.