
Nga ana tjetër përfaqësuesja e Handikosit, Xhemile Muresli me këtë rast ka theksuar se të gjithë duhet të angazhohemi që të bëjmë ndonjë aktivitete në mënyrë që të përmirësimit të jetës së qytetarëve. “Desha me potencu atë se kohëve të fundit aktivitetin që kemi zhvillu me Ekipin e Edukimit të QKMF-së, falënderoj këtë ekip që na kanë mbështet dhe kështu kemi realizu një fushat sensibilizuese nëpër shkollat i kemi vërejt se ka nevojë ende të vazhdohet me fushata të tilla, mungojnë njohuritë edhe tek nxënësit por edhe tek mësimdhënësit për pozitën e personave me aftësi të kufizuara”, ka thënë Murseli.
Ndërsa drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Ferizaj, Bashkim Hyseni, ka thënë se përkrahja për personat me aftësi të kufizuara nuk do të mungojnë . Edhe drejtori i Drejtorisë së Arsimit në Ferizaj, Agim Berisha këto takime i ka vlerësuar si të një rëndësie shumë të madhe.
Me këtë rast është mbajtur edhe një manifestim ne qendrën e kulturës në Ferizaj.
Në prag të ditës ndërkombëtare të personave me aftësi të kufizuara, kryesuesi i Kuvendit të Komunës, Agim Aliu, drejtori i Drejtorisë së Arsimit, Agim Berisha,drejtori i Shëndetësisë së Mirëqenies Sociale, Bashkim Hyseni si dhe drejtues të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, kanë pritur në një takim, përfaqësues të shoqatës Handikos, përfaqësues të shoqatës së të shurdhërve si dhe përfaqësues të shoqatës së të verbërve në Ferizajt.