Në mbledhjen e fundit për këtë vit të Kuvendit komunal të Ferizajt është miratuar me shumicë votash propozim -vendimi për dhënien në shfrytëzim të pronës së komunës në fshatin Mirash për veprimtari biznesi ,operatorit ekonomik "Gërlica kompany",që veprimtaria e saj është thyerja e gurit ,prodhimi i zhavorit etj. Me këtë rast drejtori i Drejtorisë komunale për Ekonomi ,buxhet dhe financa ,Mustafë Grainca tha se e kanë parë të arsyeshme të fusin në shfytëzim tokat djerrina dhe se kërkesa e këtij operatori ekonomik ishte racionale.
Më pas anëtarët e Asamblesë komunale të Ferizajt patën mendime të ndara lidhur me dhënien në shfrytëzim të pronës së komunës.
Ndërkaq ,zyrtarët komunalë dhanë sqarimet e tyre lidhur me dhënien e pronave të komunës në shfrytëzim,duke thënse se sektori privat ndikon shumë në zhvillimin ekonomik.
Njëherit ,në këtë mbledhje të Asamblesë së Ferizajt u aprovuan edhe dy propozim -vendime për shndërrimin e tokës bujqësore në tokë ndërtimore ,ndërsa krejt në fund të seancës Kuvendi bëri edhe emërimin e dy anëtarëve në Komisionin për ndarje të bursave për studentë,ku u zgjedhën Rafiz Sejdiu dhe Sadete Lohaj.
Në këtë mbledhje jan diskutuar rreth 10 pika të ndryshme të rendit të ditës