Sipas drejtorit të kësaj Drejtorie Ardian Ferizi, projektet do të ketë këtë vit në rrjet të kanalizimit, por edhe të ujësjellësit.” Parashihet që të jenë 15 projekte te kanalizimeve në qytet dhe 16 projekte të tjera në fshatrat e Komunës sonë, me çka edhe e përmbyllim objektivin për shtrirjen e rrjetit te kanalizimeve në te gjitha lokacionet e komunës sonë, në përjashtim të Jezercit dhe Burrnikut, për ku do te analizohen forma tjera te trajtimit të ujërave te zeza për shkak të specifikave që kanë si dhe numrit të vogël të banorëve. Po ashtu ketë vit do të behet edhe studimi i fizibilitetit për trajtimin e ujërave të zeza në Komunën tonë, projekt i financuar nga Komisioni Evropian”, tha Ferizi, duke shtuar se nga qeveria zviceriane dhe ajo e Kosovës do te kemi investime shtese ne rrjetin e ujësjellësit te qytetit, ku nga viti i ardhshëm do te investohen 5 milion franga nga qeveria zviceriane, 750 mije euro nga qeveria e Kosovës si dhe 250 mijë euro nga buxheti i Komunës. Po ashtu vlen të thuhet se qeveria zvicrane se bashku me Komunën do te investojnë ne proporcion 50 me 50 edhe në sistemet e ujësjellësit për 6 fshatra tjera.
Këtë vit po ashtu do të ketë realizim të projekteve edhe të rrugëve të qytetit, por kësaj here këtu do të ketë më pak punë, sepse pjesa me e madhe e buxhetit eshte ndare per projekte te infrtastruktures nentoksore.” Kemi planifikuar 5 projekte asfaltimi, ku njëra prej tyre do te jete edhe asfaltimi i rrugëve me participim te qytetareve për çka kane shprehur interesim me shume se 25 rruge qyteti dhe fshati. Po ashtu janë përfunduar projektet edhe për disa rruge regjionale te cilat pritet te realizohen nga Qeveria qendrore”, tha Ferizi.
U bë e ditur se këtë vit d të ketë edhe projekte ambientaliste, projekte arsimore dhe shëndetësore si plane për projekte të tjera.
Drejtoria Komunale e Planifikimit, Zhvillimit dhe Rindërtimit në Ferizaj, ka parapri që gjatë këtij viti të realizojë edhe një sërë projektesh në komunën tonë.