Studentët e Kolegjit Universitar”Humanistika” patën rastin që të njoftohen me për së afërmi me punën e komunës së Ferizajt. Ata janë pritur këtë të premte nga kryetari i Komunës Bajrush Xhemaili si dhe bordi i drejtorëve të komunës sonë.
Me këtë rast kryetari Xhemaili, u ka uruar mirëseardhje në këtë vizitë duke ua shpalosur punën e ekzekutivit dhe të legjislativit të komunës së Ferizajt.
Në këtë takim numri një i legjislativit Agim Aliu, para studentëve ka shpalosur një pasqyrë të të gjitha obligimeve dhe angazhimeve që ka ky institucion.
Ndërsa studentët kanë qenë ata të cilët kanë parashtruar pyetje nga më të ndryshmet për funksionimin e qeverisë lokale të Ferizajt. Studentët me këtë rast kanë vizituar edhe disa nga zyrat e komunës për të parë nga afër edhe punën se si punohet në këtë institucion.
Ishte ky takimi i parë i këtë lloji me studentët ferizajas. Një takimi tillë do të mbahet edhe me 25 janar me studentët e Kolegjit Universitar “Universum”.
Në këtë takim morrin pjesë edhe i gjithë bordi i drejtorëve të Komunës së Ferizajt