Sipas numri një të arsimit në Ferizaj, Agim Berishës suksesi ka shënuar ngritje, në këtë gjysmëvjetor dhe vërehet edhe zvogëlim i dukshëm i orëve të humbura dhe të mungesave të nxënësve. “Kemi zvogëlim të mungesave në tersi përveç në nivelin të parë që kemi për pak një rritje ,përndryshe nivelit të parë nga klasa e parë deri në të pestë kemi një numër modest të mungesave të rritura sesa në gjysmëvjetorin e parë të vitit 2010”, tha Berisha, duke shtuar se më orë të humbura dhe me sukses jemi në gjithë parametrat pozitiv.”Kjo flet se në shkollat ferizajas ka filluar një klimë krejt tjetër sepse me zvogëlimin e orëve të pa mbajtura kemi orë të pakëta të humbura. Në të tri nivelet, fillor, të mesme të ulët dhe të mesëm të lartë, vërehet një rritje modeste në këtë drejtim”, është shprehur Berisha.
Sipas statistikave të kësaj drejtorie, shihet qartë se në nivelin fillor suksesi ka shënuar rritje për 0.58%, në nivelin e mesëm të ulët 0.11% dhe në atë të mesëm të lartë 5.8%.Drejtori Berisha, ka thënë se edhe numri i mungesave të nxënësve dhe orëve të humbura ka shënuar një zvogëlim të dukshëm. Sipas tij shihet qartë zvogëlimi i numrit të orëve të humbura në masën e mbi 20% në të dyja nivelet."Në nivelin e mesëm të ulët dhe atë të mesëm të lartë kemi zvogëlim të orëve të humbura, ndërsa edhe numri i mungesave ka shënuar rënje. Në nivelin e ulët kemi një zvogëlim për 10.24%, ndërsa në nivelin e mesëm të lartë kjo rënje është bërë për 0.57%" ka thënë Berisha, për të shtuar se ky trend do të vazhdoj edhe në gjysmëvjetorin e dytë, kur pritet që niveli i suksesit të shënoj rritje edhe më të mëdha."Besojmë se ky sukses do të shënoj rritje, ngase në këtë gjysmëvjetor kriteriumi i mësimdhënësve ka qenë më i fortë, është kërkuar më shumë nga nxënësit" ka shpjeguar Berisha.
Ndryshe, kjo drejtori, gjatë këtij viti shkollor, ka aplikuar vizita më të shpeshta nëpër shkolla, me synim për të vendosur një rend më të mirë shkollor. Zyrtarët thonë se kjo ka qenë një punë e mirë, por që këtij suksesi i kanë atribuuar edhe faktor të tjerë duke përmendur hospitimet më të shpeshta të drejtorëve të shkollave nëpër orët mësimore si dhe vizitat e inspektorëve të arsimit nëpër shkollat e komunës.
Rritje të suksesit ka pasur në të trija nivele.