
Numri një i Drejtorisë së Ekonomisë, buxhetit dhe financave, Mustafë Grainca tha se janë duke punuar që brenda pak muajve të dinë saktë se sa sa është borxhi ndaj institucionit të komunës që duhet të inkasohet.”Tani ne do t’i hymë një punë e cila është e mundimshme, por do të realizohet brenda dy ose tre muajve brenda vitit që sapo kemi hyrë kemi me dal të shohim se cilat biznese janë aktive dhe cilat janë pasive ose fiktive në fakt, po them kështu që të ndalim një pjesë të obligimeve nga ato biznese që vetëm janë regjistruar në periudhën e pas vitit 2000 që të pajisen në atë kohë, me një numër të valës me një numër të biznesit dhe nuk ka pasur verifikime në atë kohë se ai biznes a është aktiv apo jo dhe si të tilla janë ngarkuar me taksa të biznesit dhe asnjëher ato nuk janë paguar dhe ne ato i kemi trashëguar dhe i kemi në bazën e të dhënave. Prandaj ne do ta bëjmë një punë me stafin e sektorit të të hyrave do ta ndajmë këtë pjesë dhe besojmë se brenda tre muajve do ta kemi të çartë se cili është borgji i cili mendojmë se duhet ta inkasojmë dhe cili është ai obligim i cili është krejt fiktiv se nuk mund të gjendet fare ai biznes nuk mund të ekzistojë apo nuk mund të gjendet edhe personi fizik”, ka thënë drejtori Grainca.
Ndërsa sa i përket borgji nga tatimi në pronë, është thënë se komuna jonë ka të dhëna të sakta se sa është borgji vetëm nga tatimi nga ana e qytetarëve.”Te tatimi në pronë kemi sistemin e teknologjisë informative me të cilin ne operojmë dhe në të cilin ekzistojnë të gjitha këto obligime që nga viti 2003 në atë moment kur është futur si tatim për qytetarët. Ne do të bëjmë çmos që këto obligime t’i inkasojmë dhe jemi duke vepruar, mirëpo presim edhe disa masa nga ministria e financave, ku ne veç kemi bërë kërkesë për tatimin në pronë, dhe në rast se realizohet kërkesa jonë do të jete një lehtësim i madh për qytetarët tonë “, ka potencuar drejtori Grainca.
Ndërkohë,në fillim të vitit të shkuar komuna e Ferizajt edhe pati paralajmëruar marrjen e masave ndaj veprimtarive biznesore të cilat nuk i kryejnë obligimet e tyre ndaj komunës. I pari I Drejtorisë së Financave lidhur me këtë çështje tha se inspektorët kanë bërë punën e tyre,por ka tashmë edhe shumë biznese që kanë shuar vetë veprimtarinë.” Inspektorët e tregut gjatë inspektimit nëpër rrugë për të inspektuar bizneset aty kanë hasur edhe në shumë biznese që nuk ekzistojnë më dhe janë fiktive dhe kanë penguar që të kemi një rezultat të cilin ne e kemi pritur, por në përgjithësi mund të konsiderojmë që puna jonë që ne kemi ndërmarr në pjesën e fundit të vitit që sapo e lamë pas duke u bazuar mbi ligjin mbi masat administrative ka dhënë efektin e tyre dhe ne atë do ta pasqyrojmë në raportin vjetor të të hyrave të cilin do ta prezantojë kryetari i komunës, në kuvendin e komunës”, është shprehur Grainca.
Autoritetet lokale të Ferizajt ndër të tjerash kanë apeluar tek tatimpaguesit dhe taksapaguesit e kësaj komune që të shlyejnë borxhet ndaj këtij institucioni ,në mënyrë që vlera e inkasuar të jetë në dobi të të gjithë qytetarëve.
Autoritetet lokale të Ferizajt apelojnë tek tatimpaguesit dhe taksapaguesit e kësaj komune që të shlyejnë borxhet ndaj këtij institucioni ,në mënyrë që vlera e inkasuar të jetë në dobi të të gjithë qytetarëve.