
Drejtoresha e kësaj biblioteka Teuta Demiri, në këtë organizim ka theksuar se biblioteka është institucion ku grumbullon të gjithë të rinjtë, për të kontribuar në përhapjen e dijës, arsimit por edhe të kulturës. “Biblioteka e Ferizajt, është njëri ndër institucionet e suksesshme me përkrahjen e Ministrisë së Kulturës, komunës dhe kemi arritur në një farë forme kemi arrit që të përmbledhim punën tonë. Tashmë kemi një objekt të përbashkët ku janë të përfshira edhe biblioteka për të rritur, por edhe për fëmijë”, ka thënë Demiri.
Ndërsa, drejtori i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Naim Ferati, ka theksuar faktin se komuna, por edhe kryetar Bajrush Xhemaili, po bënë përpjekje maksimale që të përkrahin sa më shumë këtë institucion të dijës. “Sot është një ceremoni dhe ju falënderoj të gjithëve për prezencën. Falënderoj posaçërisht fëmijët dhe ju dëshirojë një rritje pa brenga dhe të jenë të suksesshëm, për shkak se fëmijët në të ardhmen do të jenë ata që do të na zëvendësojnë neve dhe të tjerët të cilët na udhëheqin me institucione, do të jenë ata që do të kontribuojnë në zgjerimin e dijës në institucionet kosovare në zhvillimin e shkencës”, ka potencuar Ferati.
Nga ana tjetër përkrahje për këtë institucion ka premtuar edhe zv.ministri i Kulturës, Hajdin Abazi. “Ne si Ministri e Kulturës, megjithëse ligji ka ndryshuar dhe bibliotekat janë tashmë në kuadër të komunës, megjithatë do të përpiqemi që edhe në të ardhmen të gjejmë hapësirë aty ku nuk ka mundësi komuna të dalim ne dhe të bëjmë ndonjë mbështetje me qëllim që të përmirësohen kushtet dhe të bëhen më të mira për lexim, studim dhe hulumtim”, është shprehur Abazi.
Por, edhe shkrimtari i mirënjohur për fëmijë Ibrahim Kadriu, ka qenë ai i cili është ndare tejet i kënaqur me këtë ceremoni. Ai ka theksuar se tash e tutje do të ketë vullnet edhe më të madh që të shkruaj libra. “Kur shkrimtarët dëgjojnë për lexuesin, nuk kanë se si mos ta ndien vetën të lumtur dhe krenar, sidomos në këtë kohë ku shumicës ju duket se nuk ka një vullnet leximi kështu së paku qysh mendojnë në përgjithësi. Vërtet kur e shoh këtë ceremoni me kaq shumë lexues, duhet ta shmangim atë ide që nuk ka lexues. Më mban shpresa se libri nuk humb kurr gjithëmon do të jetë i vlefshëm”, ka përfunduar Kadriu.
Gjatë këtij organizimi janë shpërndaë mirënjohje për lexuesit: Liriona Krasniqi, Arlinda Jonuzi, Donika Prekadini, Merita Sabiti dhe Artan Sejdiu.
Mirënjohje e veçantë është ndarë edhe për shkrimtarin ferizajas z.Ramadan Haziri dhe veteranin e arsimit z.Qemajl Ratkoceri.
Biblioteka e qytetit “Sadik Tafarshiku”në Ferizaj ka shpallë sot lexuesit më të mirë të vitit 2011. Për ta u ndanë edhe mirënjohje ,kurse në këtë organizim tradicional morën pjesë lexues ,shkrimtarë,zyrtarë të institucioneve kulturore si dhe drejtues e zyrtarë të këtij institucioni të dijes. Për t’iu rrëfyer lexuesve të vegjël dashurinë ndaj librit dhe dobitë që sjell leximi ,në këtë tubim ishte i pranishëm edhe shkrimtari i njohur për fëmijë Ibrahim Kadriu, i cili qe i hapur për shumë pyetje të lexuesve të vegjël.