
Drejtori i Drejtorisë së Emergejncës Ibrahim Hyseni, ka bërë të ditur se përparësi u është dhënë fshatrave të komunës së Ferizajt, ku është intervenuar gjatë ditës nga dy herë në mënyrë që banorëve të zonave malore tu mundësohet qarkullimi. Hyseni ka thënë se gjatë ditës është intervenuar nga dy herë në fshatrat, Pleshinë, Kosinë dhe Mirashë, Cërrnillë dhe në disa fshatra të tjera ku ka pasur më shumë të reshura të borës.”Përveç kompanisë kontraktuese “Pastërtia”, e cila bënë mirëmbajtjen e rrugëve nga bora në ndihmë kanë dalur edhe katër kompani private si Eskavatori, Rahovica Company, Begisholli dhe Europarku.” ka thënë Hyseni.
Ndryshe, sipas raporteve nga terreni merret vesh se i bllokuar mbetet vetëm fshati Burrnik,ku sot ekipet e kompanisë kontraktuese “Pastërtia” do të bëjnë përpjekje maksimale që të bëjnë edhe hapjen e rrugës për në këtë fshat të thellë malor.
Në komunën e Ferizajt, të gjitha rrugët janë të kalueshme.