Ju informojmë se në Komunën e Ferizajt, në përgjithësi rrugët janë të bllokuara për shkak të borës, ferfellizes ortiqet që i ka nxjerr era, prandaj një numër i konsiderueshëm i mësimdhënësve dhe nxënësve kanë munguar, gjithashtu edhe linjat e autobusëve nuk kane mundur të lëvizin në disa drejtime kështu që në konsultë me Kryetarin e Komunës kemi marre qëndrim që të ndërprehet mësimi deri te hënën.
Për shkak të reshjeve të vazhdueshme të borës, ndërpritet mësimi në të gjitha shkollat e Komunës së Ferizajt.