
26 familjet e fshatit Jezerc, janë ndihmuar me rreth 1400 kilogram miell dhe më artikujt të tjerë ushqimore në vlerë 50 euro, për çdo familje nga subvencionet e komunës.
Hysni Murati nga lagjja Zverrishte e fshatit Jezerc, që nga rënia e borës së parë ka mbetur i izoluar së bashku me familjen e tij. Ai thotë se është tejet i kënaqur edhe me ndihmat e marra nga Komuna e Ferizajt. “Jemi shumë të kënaqur për shkak se kemi qenë të bllokuar plotësisht dhe pothuajse nuk kemi pasur edhe ushqim. Kisha kërkuar edhe nga të gjithë të tjerët që të bëjnë përpjekje që të hapet edhe rruga për në lagjen Zverrishte për shkak se mund të vije edhe deri tek ndonjë sëmundje eventuale të anëtarëve të familjes sime” ka thënë Murati.
Nga ana tjetër përfaqësuesi i fshatit Jezerc Nazmi Baliu, ka thënë se do të bëjnë përpjekje maksimale që edhe këtë familje të izoluar nga bora ta ndihmojnë. “ Rrugët tjera janë të qarkullueshme, do të mundohemi që edhe këtë rrugë ta bëjmë të kalueshme për këtë familje. Përndryshe jemi të kënaqur edhe më ndihmat të cilat i ofroi Komuna e Ferizajt për banorët e fshatit Jezerc”, ka thënë Baliu.
Komuna e Ferizajt, pikërisht Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale më gjëra ushqimore ka ndihmuar edhe gjashtë familjet të cilat jetojnë në Burrnikut malor.
Drejtoria Komunale e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Ferizaj, ka ndihmuar me gjëra ushqimore banorët e fshatit Jezerc.