
Familjet të cilat kanë gëzuar këto ndihma u janë mirënjohës KFOR-it grek që ju doli në ndihmë pikërisht në këtë stinë. “ Falënderojë KFOR-in që po na ndihmon vazhdimisht. Sot na ndihmuan me veshmbathje dhe kjo për mua dhe familjen time kanë qenë më se të nevojshme”, ka thënë Florije Ahmeti.
Me këtë rast janë ndihmuar edhe 13 familje nga komunitete pakicë në Komunën e Ferizajt. Zorica Kostiq ka qenë përfituese e këtyre ndihmave. “Unë falënderoj të gjithë që në asnjë mënyrë nuk po na harrojnë. KFOR-i grek vazhdimisht ka qenë ai që ka ndihmu komunitetin tonë, qoftë me gjëra ushqimore, veshmbathje dhe më gjëra të tjera”, ka thënë Kostiq.
Këto ndihma janë ndarë nga KFOR-i grek më qëllim të vetëm që tu dilet në ndihmë familjeve me gjendje të rëndë sociale në këtë dimër shumë të vështirë.
Forcat e KFOR-it grek çdo herë ju dalin në ndihmë familjeve skamnore.