
Kjo ditë u dedikohet mbi të gjitha grave të thjeshta, të cilat në saj të vlerave të tyre ndryshuan historinë botërore,kjo ditë u kushtohet grave të cilat për shekuj luftuan për barazinë e gruas në shoqëri. Në Greqinë antike, Lysistrata ishte nismëtarja e grevës së seksit ndaj burrave me kusht që ata të ndalonin luftën; gjatë Revolucionit Francez, gratë parisiene kërkuan të drejtat e grave nën thirrjen për "liri, barazi dhe bashkim".
Grupi Joformal i grave të Komunës së Ferizajt është mbledhur këtë mërkurë për të biseduar rreth shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Gruas.