Komuna e Ferizajt dhe Zyra e UN-HABITAT-it në Kosovë kanë nënshkruar të mërkurën një memorandum bashkëpunimi, i cili parasheh që brenda tri viteve të ardhshme, këto dy subjekte bashkërisht të financojnë katër projekte kapitale me rëndësi për komunën. Në aktin e nënshkrimit të këtij memorandumi, është vlerësuar lartë kontributi i UN-HABITAT-it, në realizimin e disa projekteve kapitale në komunën e Ferizajt. Sipas kësaj marrëveshje, parashihet që të realizohet projekti që do të bëjë lidhjen e qendrës së qytetit me zonat e gjelbëruara, një projekt fizibiliteti për mbeturina e ngurta, projekti për planin zhvillimor urban për qendrën sekondare në fshatin Softaj si dhe një projekt tjetër mjedisor i përmirësimit dhe krijimin e zonave të gjelbërta.
Kryetari i Ferizajt, Bajrush Xhemajli, me këtë rast ka thënë se falë bashkëpunimi tre vjeçar me këtë organizatë, komuna e Ferizajt, ka përfituar shumë në aspektin e investimeve kapitale.Ai ka thënë se kjo marrëveshje e bashkëpunimit synon që të realizoj projekte me rëndësi për komunën."Kemi pasur një bashkëpunim të mirë deri më tani me UN-HABITAT-in. Duhet përmendur kontributin e tyre në sponzorizimin dhe finalizimin e projektit të qendrë së mobilitetit që tash është futur në planin zhvillimor urban, ndihmesa në hartimin e planeve zhvillimore si dhe një projekt mjedisor i rregullimit të shtratit të lumit Nerodime, i cili më të vërtetë i ka dhënë një pamje të bukur asja zone" ka thënë Xhemajli
Në anën tjetër edhe shefja e Zyrës së UN-HABITAT-it për Kosovë, Krystyna Galezia, e ka vlerësuar lartë bashkëpunimin me komunën e Ferizajt, duke thënë se së bashku pritet të bëhet edhe më shumë në fushën e projekteve mjedisore."Jemi të fokusuar në projektet mjedisore dhe së bashku do të bashkëpunojmë në futjen e elementeve mjedisore në planifikim " ka thënë Galezia.
Ndryshe, gjatë këtyre tri viteve të ardhshme komuna dhe UN-HABITAT-i , do të partcipojnë me nga 50% të mjeteve në realiziminj e këtyre projekteve.Vitin e kaluar kjo organizatë, së bashku me komunën dhe komunitetin, ka përfunduar projektin e rregullimit të një pjese të shtratit të lumit Nerodime, te vendi i quajtur "ura e Dudit", i cili projket sipas drejtuesve të kësaj organizate, ka marr notë të lartë edhe nga selia e kësaj organizate në Najrobi.
Kryetari i Ferizajt, Bajrush Xhemajli, me këtë rast ka thënë se falë bashkëpunimi tre vjeçar me këtë organizatë, komuna e Ferizajt, ka përfituar shumë në aspektin e investimeve kapitale.Ai ka thënë se kjo marrëveshje e bashkëpunimit synon që të realizoj projekte me rëndësi për komunën."Kemi pasur një bashkëpunim të mirë deri më tani me UN-HABITAT-in.