Me qëllim të njoftimit më të përafërt me dispozitat ligjore të Ligjit Nr. 04/L-014, për Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Auditim, nën patronatin e Ministrisë së Financave dhe në bashkëpunim me Kuvendet Komunale,Këshilli i Kosovës për Raportim Financiar (KKRF), prej datës 19 mars 2012 deri me datë 23 mars 2012 organizon prezantime të këtij ligji nëpër 6 regjione, duke përfshirë të gjitha komunat e Republikës së Kosovës.
• Me datë 19/03/20122, duke filluar nga ora 11:00, në regjionin e Pejës ( Peja, Istogu, Decani, Gjakova, Klina),
• Me datë 20/03/2012, duke filluar nga ora 11:00, në regjionin e Prizrenit ( Prizren, Rahovec, Malishev,Suharek, Dragash, Mamush),
• Me datë 21/03/20122, duke filluar nga ora 10:00, në regjionin e Mitrovicës ( Mitrovicë, Vushtrri, Skenderaj, Leposaviq),
• Me datë 21/03/20122, duke filluar nga ora 11:00, në regjionin e Ferizajit ( Ferizaj, Kaçanik,Shtime, Shtërpc),
• Me datë 22/03/20122, duke filluar nga ora 10:00, në regjionin e Gjilanit ( Gjilan, Viti, Kamenic),
• Me datë 23/03/20122, duke filluar nga ora 10:00, në regjionin e Prishtinës ( Prishtinë, Lipjan, Podujevë, Obiliq, Fushë Kosovë, Drenas),
Ftohen të marrin pjesë të gjitha palët e interesit, në mënyrë që të jemi më afër ligjit i cili rregullon sistemin e Kontabilitetit dhe Raportimit Financiar të shoqërive tregtare, kërkesat për auditim, kualifikimet për kontabilistë profesional, licencimet e auditorëve dhe firmave vendore e të huaja të auditivit.