Në Softaj të Ferizajt fillon hartimi i planit zhvillimor urban
26/03/2012 00:00
Sipas drejtoreshës së Drejtorisë së Urbanizmit, Pronës dhe Gjeodezisë ky është një projekt për qendër sekondare për planin zhvillimor komunal.”Është një projekt i cilin do ta harton vet Komuna në mbështetje të UN-Habitat dhe konform marrëveshje të cilat i kemi nënshkruar për implementimin 3 vjeçar”, ka thënë drejtoresha Vata , duke theksuar se si drejtori tashmë ka formuar edhe grupet punuese të cilat janë grupe të formuara në nivel të komunës dhe janë të përshime të gjitha drejtoritë.”Për arsye po them se për të hartuar një plan nevojitet shumë informacione nga shumë sektor të ndryshëm duke fillu, nga arsimi,shërbimet publike, ekonomi dhe financa, kultura e kështu me radhe. Ekipet punuese do të japin kontributin tyre me informacionet në këtë plan, ndërsa bartës i procesit do të jetë Drejtoria e Urbanizimit respektivisht njësia për planifikimi urban në bashkëpunim me Un-Habitain. “Kemi punu dy ditë në teren nga momenti që është përmirësuar koha, sepse për shkak të kushteve atmosferike nuk kemi mundur të fillojmë më herët dhe kemi arrit për këto dy ditë që në terren të kryejmë punët fillestare marrjen e informacioneve nga tereni për objektet dhe plotësohen të gjithë ata pytësor që ne si drejtori i kemi hartu me herët që përmbajnë shumë informata duke fillu nga objekti, karakteri i objektit, fondi i ndërtimi nga numri i banorëve dhe shumë nga zhvillimi ekonomik me çka merren ata banorë të gjitha informacione që janë të nevojshme për aspektin planifikimit”, ka përfunduar Vata. Në fshatin Softaj ka filluar projekti i hartimit të planit zhvillimor urban me elemente të panit rregullues gjë për të cilën është marr vendim në mbledhjen e Kuvendit të Komunës së Ferizajt.