Edhe këtë të hënë është mbajtur mbledhja e bordit të drejtorëve të Komunës së Ferizajt, mbledhja kjo e kryesuar nga ushtruesi i detyrës së Kryetarit të Komunës, Besim Zymberi.
Drejtori i Drejtorisë së Arsimit në Ferizaj, Agim Berisha ka theksuar faktin se edhe këtë vit kanë filluar me një dinamizëm për të vizituar shkollat fillore, por edhe të mesme të Ferizajt, për të shikuar nga afër se mos po ndodh edhe ndonjë gjë e cila shkon në mënyrë të parregullt. “Kemi fillu vizitat nëpër shkolla gjendja nuk është keq, kemi mangësi vetëm tek kujdestaria e ditës. Edhe kamerat janë vënë në funksion dhe kanë pasur rezultate “, ka thënë drejtori Berisha, ndërsa ka shtuar se nga vizitat e bëra deri më tash gjithçka ka hyrë në binar edhe komunikimi është i shkëlqyeshëm me drejtorët e shkollave.
Në mbledhjen e bordit të drejtorëve të Komunës së Ferizajt është biseduar edhe lidhur me vënijen e gurthemelit të shkollës së ekselence e cila pritet të bëhët në fund të muajit prill.
Nga ana tjetër drejtori i Drejtorisë së Planifikimit, Zhvillimit dhe Rindërtimit në Ferizaj, Ardian Ferizi, ka theksuar faktin se rrugët e parapara që të shtrohen me zhavorr kanë filluar, ndërsa edhe 5 projekte të tjera së shpejti do të dërgohen në prokurim. “Ndërkaq 4 rrugë të asfaltuar gjatë vitit të kaluar këtë vit do të riasfaltohen për shkak të cilësisë së dobët të punimeve”, ka theksuar Ferizi.
Diskutohen çështje të shumta në interes të qytetarëve