Anëtarët e Komiteti për Politikë dhe Financa, janë mbledhur këtë të martë për diskutuar lidhur me raportin e punës një vjeçare të Komunës së Ferizajt.
Me këtë rast të gjithë anëtarët e këtij komiteti, janë pajtuar që ky raport të dorëzohet nesër në mbledhjen e radhës së Kuvendit të Komunës dhe të diskutohet nga ana e këshilltarëve komunal.
Po në këtë mbledhje është miratuar edhe procesverbali nga mbledhja e kaluar e Kuvendit të Komunës së Ferizajt.
Mbledhja e Kuvendit të Komunës do të mbahet nesër duke filluar nga ora 10:00.
Këtë të martë është mbajtur Komiteti për Politikë dhe Financa