
Ndërsa, zëvendësi i ushtruesit të detyrës së kryetarit të Komunës, Mustafë Grainca ka thënë se ky aksion është ndërmarr me qëllim të vetëm që të pastrojmë qytetin tonë dhe në këtë mënyrë të demonstrojmë edhe një herë se qyteti jonë, jo rastësisht është renditur si njëri ndër qytet që ka treguar perfomancë në shërbime komunale përkatësisht për parqe dhe sheshe si dhe grumbullim të mbeturinave. “Qyteti i Ferizajt, është renditur si njëri ndër qytet më të pastërta në Kosovë. Kjo tregon edhe faktin se Komuna jonë nga USAID-i është shpërblyer me 45 mijë dollarë”, ka thënë Grainca, duke shtuar se me këtë ritëm do të vazhdojnë edhe në të ardhmen në mënyrë që qyteti jonë gjithnjë të jetë i pastërt.”Në këtë rast ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që të jenë me të kujdesshëm të mos hedhin mbeturina ku do, por ne vendet e caktuara në mënyrë që mos të kemi nevojë për aksione të tilla, por të ndinë vetën mirë në një ambient të pastërt të gjelbëruar ashtu siç e meriton qyteti jonë Ferizaj”, ka thënë Grainca.
Aksioni për pastrim fokus të veçantë e ka pasur hekurudhën e qytetit, por edhe të gjitha rrugët kryesore të Ferizajt.
Nxënësit e shkollave kanë thënë se aksione të tilla duhet të jenë të vazhdueshme në mënyrë që qyteti jonë gjithnjë të ketë një ambient të pastër. “Unë mendojë se pastrimin e rrugëve dhe shesheve të qytetit duhet të bëhet çdo herë. Në këto aksione duhet të involovehen edhe qytetarët, por edhe ne nxënësit, se kjo është në të mirë të të gjithëve”, ka theksuar Besarta Rama, nxënëse e shkollës së mesme “Elena Gjika” në Ferizaj.
Në këtë aksion ndihmë të madhe ka dhënë edhe kompania “Pastërtia” me mjete të logjistikës. U tha se aksione të tilla do të vazhdohen edhe në të ardhmen në mënyrë që qyteti jonë gjithnjë të jetë i pastërt.
Organizuar nga Komuna e Ferizajt, Drejtoria e Arsimit si dhe kompania “Pastërtia”, ka filluar aksioni për pastrimin e rrugëve, parqeve dhe shesheve të qytetit nga mbeturinat.