
Drejtori Zhinipotoku ,njëkohësisht tha se ditë më parë komuna e Ferizajt është vizituar nga një delegacion i përbërë nga përfaqësues të USAID-it dhe të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal,të cilët morën si model riorganizimin në administratën e Ferizajt për t’ua prezantuar edhe komunave të tjera.
Nga ana tjetër edhe qytetarët e Komunës së Ferizajt, janë të kënaqur me shërbimet të cilat ofron kjo qendër. “Me hapjen e kësaj qendre na është lehtësuar mjaft shumë puna neve si qytetarë. Tash në këtë qendër janë të përfaqësuar të gjitha drejtoritë dhe po kryejmë punë shumë më shpejt”, ka thënë Fatmir Kamberi, qytetar nga Ferizaj.
Edhe qytetarja tjetër Fatime Ajeti ka theksuar se kjo gjë është dashur të bëhet shumë më parë. “Vërtet kjo është shumë e mirë se ardhur për ne. Ne po adresojmë të gjitha kërkesat në vendin e duhur dhe nuk po endemi sa lart e poshtë për kryerjen ë punëve”, ka thënë Ajeti.
Qendra për shërbim e qytetarëve në komunën e Ferizajt funksionon në kuadër të administratës.
Qytetarët e kënaqur me shërbimet të cilat ofron kjo qendër.