Përfaqësues të CDI-së kanë thënë e këtë rast se ky projekt o të ofrojë zgjidhje afro 8000 mijë banorëve të këtyre dy fshatrave dhe po hynë në kuadër të projekteve mbështetëse të Qeverisë së Zvicrës për zonat rurale. Astrit Vokshi nga CDI-ja ka thënë me këtë rast se edhe ky projekt është vazhdimësi e projekteve të nisura që nga viti 2005 nga Qeveria Zvicerane dhe me këtë projekt dhe projektin e katër fshtarve që pritet të fillojnë pas disa ditëve rreth 80 % e zonave rurale të Ferizajt do të mbulohen me ujësjelës.
Drejtori i Drejtorisë së Planifikimit, Zhvillimit dhe Rindërtimit Ardian Ferizi, ka thënë se në këtë projekt kapital, Qeveria Zvicerane ka kryer 45% të mjeteve , Qeveria e Kosovës 20 % të mjeteve dhe Komuna e Ferizajt 35% të mjeteve.” Projekt kapital me rëndësi për komunën dhe komunitetin që hynë në kuadër të programeve qeverisëse 4 vjeçare “, ka thënë Ferizi.
Edhe banorët e këtyre dy fshatrave janë shprehur të kënaqur që më në fund këto dy fshtara po bëhen me rrjet të ujësjellësit. Plaku Gani Uka, ka thënë se kjo ditë është e veçantë ngase banorët që moti e kanë pasur problemin e ujit të pijes.”Falënderojmë të gjithë ata që po kontribuojnë në ndërtimin e ujësjellësit për fshatin tonë”, ka thënë Uka.
Edhe banori tjetër Shaip Topalli ka ndarë të njëjtin opinion duke i falënderuar sebeptarët e këtij ujësjellësi.
Ndryshe, që nga viti 2005 Qeveria Zvicerane ka investuar rreth 5 milion euro në ujësjellësin e fshatrave të Ferizajt. Së shpejti do të nis edhe projekti i ujësjellësit për fshatrat Prelez i Jerlive dhe Muhaxherëve, Sazili dhe Papaz, që kap shumën rreth 400 mijë euro. Ky projekt pritet që të përfundojë brenda periudhës 130 ditëshe nga firma “Adar” nga Kaçaniku.
CDI-ja zvicerane ka filluar implementimin e meremetimin e projektit të ujësjellësit për fshatrat Greme dhe Rakaj, projekt ky që Qeveria zvicerane , asaj të Kosovës dhe Komunës do t’i kushtojë 550 mijë euro.